Ekrani përbehet prej disa pikave te vogla qe quhen qeliza. Siperfaqja e ekranit përmban një shifër të caktuar pikash fillestare, të cilat njihen edhe me emrin qelizë. Ekrani lidhet me kartën grafike. Ekrani është pajisja nga ku ju po lexoni këtë shkrim. Ekranet janë dy llojesh : CRT & LCD.
Tastiera dhe miu
Janë ndoshta pajisje që kushdo i ka të qarta megjithatë po themi shkurtimisht disa fjalë rreth tyre. Dërrasat-çelës bashkëkohore janë të drejtuara drejt qëllimit të përdorimit. Kështu një dërrasë-çelës për multimedia ofron lehtësira në zbatimin e komandave për dëgjimin e muzikës, një dërrasë-çelës për internetin lehtëson lundrimin në rrjet apo përdorjen e programeve të e-mail etj. Miu është më i zakonshmi nga pajisjet shenjuese (ang: pointing device). Pjesa më e madhe e minjëve sot janë minjë me trajtë syri (e kapin lëvizjen duke skanuar me lazer sipërfaqen mbi të cilin lëvizin) ndryshe nga ato mekanikë (lëvizja mekanike e dy ingranazheve përkthehet në lëvizje të kursorit në ekran). Gjithashtu minjtë mund të klasifikohen në ato me kabëll dhe pa kabëll (teknologjitë kryesore të minjëve pa kabëll janë të nënkuq dhe bluetooth). Ndoshta tani është momenti për të shpjeguar shkurt dy terma shumë të përdorshëm në botën e kompjuterit. Bëhet fjalë për pajisjet hyrëse dhe dalëse (ang: Input dhe Output). Dërrasa-çelës dhe miu janë pajisjet tipike hyrëse. Të qënit pajisje hyrëse do të thotë se ajo pajisje përdoret kur duam të fusim të dhënat në kompjuter (të dhënat mund të jenë një fjali që shkruajmë me dërrasë-çelës, një komandë që japim duke shytpur etj.). Monitori, i përmendur më lartë është tipiku ndër pajisjet dalëse. Siç mund ta keni kuptuar tashmë për ngjashmëri me pajisjet hyrëse kur të dhënat kalojnë nga kompjuteri për tek ne, p.sh. përmes ekranit, kemi të bëjmë me një pajisje dalëse.
Altoparlantët, Dëgjuesët & Mikrofoni
Mund të quhen së bashku pajisjet multimediale të kompjuterit, janë ato pajisje që na mundësojnë dëgjimin e tingujve me zë të lartë apo kufjedhe incizimin përmes mikrofonit. Nën dritën e paragrafit të mësipërm “kutitë e zërit” (ang.:audio boxes ose speakers) dhe kufjet janë pajisje dalëse ndërsa mikrofoni pajisje hyrëse.
Printeri, Skaneri dhe Kamera
Pajisje me anë të së cilave ju mundeni përkatësisht: të printoni materialet që keni në kompjuter (pra t’i shtypni në letër) ; të skanoni materiale të ndryshme si dëshmi apo fotografi (nga letra të keni një kopje në kompjuter); të bisedoni në rrjet me figurë apo të bëni foto nga kamera në kompjuter. Cilat prej tyre janë pajisje hyrëse dhe cilat dalëse? Skaneri eshte pajisja përmes së cilës skanohen fletët në një trajtë digjitale dhe si të tilla ruhen ne kujtesën e kompjuterit. Ideja e skanimit eshte e ngjashme me kopjimin e fleteve në fotokopjues të zakonshëm.
Kasa
Është kutia metalike ose plastike ku ndodhen pjesët e brendshme të kompjuterit.Duhet te jet e fort qe ti rezistoj goditjeve mekanike Kasazgjidhet në varësi të përmasave ( duhet shikuar nëse ofron hapsirën e nevojshme për të gjitha pajisjet e brendshme që duam të kemi në kompjuter) dhe shijeve estetike personale.
Ushqyesi
Ushqen me rrymë elektrike të gjitha pjesët e brendshme të kompjuterit. Ai ndodhet brenda kasës dhe zakonisht shitet së bashku me të. Ushqyesi përfshihet në pjesët Softuerike.
Dërrasa-nënë
Ndodhet në njërën anë të kasës dhe ka formë drejtëkëndëshi me përmasa që ndryshojnë sipas firmave. Mbi këtë pllakë të hollë plastike të paracaktuar me qarqe vendosen ose lidhen me kabllo (të ashtuquajtura fisha) me të gjitha pajisjet e kompjuterit. Si të gjitha pjesët e brendshme të kompjuterit edhe Dërrasa-nënë merr rrymën elektrike nga ushqyesi përmes një fishe dhe ia shpërndan atë pajisjeve të tjera që mblidhen në dërrasë. Kuptohet se kjo është dërrasa kryesore dhe pa të s’ka kuptim të punojë një kompjuter.
Përpunuesi
Është një përbërës shumë i rëndësishëm i kompjuterit i përbërë nga një qark, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo të drejpërdrejtë, kryen të gjithë punën që ne bëjmë në kompjuter. Zakonisht shitet bashkë me dërrasën-nënë dhe nëse jo, duhet bërë kujdes që të zgjidhet një dërrasë-nënë dhe një përpunues që mund të punojnë së bashku. Përpunuesi njihet ndryshe si CPU.
Kujtesa
Është fjala më e përgjithshme për të treguar të gjitha pjesët që shërbejnë për ruajtjen e të dhënave. Në fillim tek tabela e cilësimeve në vend të fjalës kujtesë shkruhet RAM dhe zakonisht është pikërisht RAM-i që nënkuptohet në botën e kompjuterave sa herë përmendet kujtesa e kompjuterit, edhe pse siç do të shohim më vonë ka shumë pajisje që klasifikohen si lloje memoriesh. RAM (Random Access Memory) qe do të thotë, "Kujtesë e qasjes e rastësishme". Kujtesë e qasjes e rastësishme kuptojmë që, çdo qelizë në këtë kujtesë mund të kapet në të njëjtën kohë me të një qelizë tjetër çfarëdo. Dhe adresimi i tij eshte i veçantë dhe mund të kapet në çdo rast pa nje rradhë të caktuar. Eshtë kujtesë e cila përdoret për të ngarkuar fillimisht sistemin, programet dhe të dhënat që janë në përpunim, gjë e cila ndodh menjëherë pasi ndizet kompjuteri. Kjo kujtesë eshte kujtesa themelore e sistemit, ajo ruan sistemin, programet dhe të dhenat, vetem kur eshte ndezur kompjuteri dhe i humb ato pasi fiket.
Disku
Hard Disku është paisje hardverike që shërben për ruajtjen e të dhënave. Ka kapacitet shumë të madh dhe mundëson qasje më të shpejtë në të dhëna në krahasim me CD-ROM-in. Është memorje e qëndrueshme. -Kjo do të thotë se të dhënat e magazinuara në Hard-Disk që mund jenë praktikisht çdo lloj informacioni me të cilin ne punojmë në kompjutër si dokumente, muzikë, lojra etj, ruhen edhe pasi kompjuteri fiket,kete e ben te mundur nepermjet magnetizimit mbetës elementar mbi disk (i cili është i lyer ose i përbërë nga lende ferromgnetike, i cili kur kalon koka e lexim\shkrimit mbi te, pa e prekur dhe cojme informacion drejt kokës, ajo orienton grimcat a diskut sipas nje drejtimi te imponuar nga rryma qe kalon ne koke kur dergojme informacion dhe merret informacion kur koka kalon serisht mbi grimcat e orientuara dhe keshtu krijohet nje rryme ne koken e leximit, i cili eshte informacioni qe duam te marrim nga disku) dhe keshtu bëhët e mundur ruajtja e të dhënave edhe mbas shuarjes së kompjuterit. -Varësisht prej llojit, nëse është IDE-ja disk (Integrated Drive Electronics)hard disku kyqet me pllakën ame nëpërmjet të IDE kabllove, ndërsa nëse është "SCSI" disk (Small Computer System Interface) hard disku kyqet në kontrollor nëpërmjet SCSI kabllove. -Kohët e fundit një perdorim të gjërë janë duke gjetur edhe disqet SATA, që mundësojnë një qasje më të shpejtë në të dhënat e ruajtura. -Dallimi ndermjet Hard Diskut të mbrëndshem dhe të jashtëm qendron këtu së Hard Disqet e brëndshme vendosën në shtepizë, ndërsa ata të jashtëm kyqen në ndonje nga portet e USB. SCSI disqet janë disqe më shpejtësi më të madhe se IDE disqet dhe kyqen në kompjuter nëpërmjet SCSI kontrollorit.
Comments
Post a Comment